E kthyer dy javë më parë nga Milano, 70- vjeçarja rasti i pestë me koronavirus në Vlorë, burri rezulton...

E kthyer dy javë më parë nga Milano, 70- vjeçarja rasti i pestë me koronavirus në Vlorë, burri rezulton...

14:22, 25/03/2020
A+ Aa A-

Një grua 70- vjeçare bëhet rasti i pesë me koronavirus në Vlorë. Ajo jeton në fshatin Poro dhe së bashku me bashkëshortin e saj ishin kthyer më datën 8 mars, dy javë më parë nga Italia.

Zona ku kishte qenë në Itali ishte afër Milanos, në Lombardi zona më e prekur në gjithë botën nga koronavirusi.

Pak ditë më parë ajo ka rezultuar negative por pasi telefonuan përsëri 127 ajo rezultoi pozitive dhe u dërgua në shërbimin infektiv të QSUT në Tiranë me autoambulancë,

Testi tregoi që burri i saj rezultoi negative por do të qëndrojë në karantinë. Teksa autoritetet kanë mundur të dezinfektojnë banesën dhe fshatin pasi gruaja rezultoi pozitive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco