Shkon në tre numri i të infektuarve në Elbasan, një 40 vjeçar pozitiv me COVID 19

Shkon në tre numri i të infektuarve në Elbasan, një 40 vjeçar pozitiv me COVID 19

12:16, 25/03/2020
A+ Aa A-

Ka shkruar në tre numri i të infektuarve me koronavirus në Elbasan. Rasti më i ri është i një burri 40 vjeçar, banues në lagjen "Emin Matraxhiu".

Dy rastet e para në Elbasan u konfirmuan me 12 mars. Të prekurit janë bashkëshortë dhe janë infektuar nga djali i tyre 35 vjeçar, që është resident në Tiranë.

I riu kishte 10 ditë që ishte kthyer nga Italia pasi kishte vizituar tezen e tij. Ai prej tre ditësh ishte shtruar në spitalin infektiv në Tiranë me shenja të dallueshme të koronavirusit dhe përgjigjia e analizës të enjten e 12 marsit  i doli pozitive.

Më pas u konfirmuan si pozitivë dhe prindërve të tij që janë vetëkarantinuar në banesë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco