Testi i parë i doli negativ, kush është e moshuara e infektuar me COVID 19 në Vlorë

Testi i parë i doli negativ, kush është e moshuara e infektuar me COVID 19 në Vlorë

12:10, 25/03/2020
A+ Aa A-

Në Vlorë u regjistrua një rast i ri me koronavirus nga një ditë më parë duke e çuar në 5 numrin e të infektuarve.

Bëhet fjalë për një grua të moshuar 70 vjeçare nga fshati Poro i Vlorës.

Ajo është zbuluar dje në mëngjes si e infektuar dhe është nisur në mbrëmje drejt Tiranës.

Gazetari i Ora Neës në Vlorë, Edi Ruçi, raporton se e moshuara ishte kthyer me 8 mars nga Lombardia, Itali, së bashku me bashkëshortin me tragetin e linjës Vlorë-Brindisi.

Nga bluzat e bardha thuhet se ajo i ishte nënshtruar një testi për COVID 19 dhe kishte dalë negative ndërsa simptomat e sëmundjes i kishte shfaqur gjatë ditëve të fundit.

Edhe burri i saj ka bërë testin për COVID 19 dhe ka dalë negativ.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco