Shënohet viktima e parë shqiptare në New York

Shënohet viktima e parë shqiptare në New York

11:59, 25/03/2020
A+ Aa A-

Shtimi i madh i rasteve me koronavirus ne Amerike, ka vënë në alarm edhe shumë shqiptarë që prej vitesh jetojnë dhe punojnë atje.

Shqetësuese është situata në New York, pasi është ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por njëkohësisht edhe një vend ku jetojnë shumë shqiptarë.

Në një lidhje me Skype me News 24, gazetari Ani Elezi bëri me dije se në mesin e viktimave është edhe një shtetas shqiptar.

Ai tha se viktima është një 61-vjeçar nga Dibra e Madhe dhe se të infektuar janë edhe 10 shtetas të tjerë shqiptarë. BW

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco