Arrestohet 39 vjeçari në Vlorë,  kërkohej nga Italia

Arrestohet 39 vjeçari në Vlorë, kërkohej nga Italia

11:40, 25/03/2020
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka njoftuar se në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Lulet e Pranverës”, ka rënë në pranga një 39-vjeçar banues në Vlorë.

Strukturat e Policisë së Vlorës bëjnë me dije se vazhdon monitorimi dhe zbatimi i masave kufizuese të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Informacion/ Vlorë

Vijon operacioni ndërkombëtar “Lulet e Pranverës”.

Kapet dhe ndalohet një prej të shpallurve në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Strukturat e Policisë Vlorë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë dhe lëndë narkotike, si dhe atyre të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në këtë kuadër, në vijim të operacionit ndërkombëtar “Lulet e Pranverës”, të zhvilluar në shkurt të vitit 2019, Policia e Vlorës, në bashkëpunim më Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka organizuar punën dhe si rezultat është bërë kapja e shtetasit në kërkim ndërkombëtar:

F. Xh., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Lecce-s, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal për drogat, parashikuar nga Kodi Penal dhe Dekreti i Presidentit Italian.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco