Shërohen 17 pacientë, por Infektivi po mbushet/ 3 në gjendje të rëndë

Shërohen 17 pacientë, por Infektivi po mbushet/ 3 në gjendje të rëndë

11:21, 25/03/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 146 numri i personave të prekurve në vendin tonë nga koronavirusi.

Mira Rakacolli, zëvendësministre e Shëndetësisë, informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 111 testime, nga të cilat 23 kanë rezultuar pozitivë.

Në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 72 pacientë të shtruar, 4 prej tyre janë në terapi intensive (3 pacientë janë të intubuar në gjendje të rëndë). Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Lajmi i mirë është se 17 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera, por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

-Tiranë 83 qytetarë

-Durrës 9 qytetarë

-Lushnje 4 qytetarë

-Elbasan 3 qytetarë

-Fie 14  qytetarë

-Rrogozhinë 2 qytetarë

-Kavajë 4 qytetarë

-Korçë 11 qytetarë

-Vlorë 5 qytetarë

-Shkodër 3 qytetarë

-Lezhë 4 qytetarë

-Berat 1 qytetar

-Has 2 qytetarë

-Krujë 1 qytetar

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari25/03/2020 13:50

SATRAPI I SURRELIT, ZAGARET DHE BUSHTRAT E TIJ DEKLARUAN SE I KISHIN TE GJITHA GATI, ISHTIN TE PERGATITUR PER TE PERBALLUAR CDO SITUATE ME SHTRETER, DEKLARUAN DHE NA GENJYEN SE KISHIN GATI 3 QENDRA SPITALORE PER TE PRITUR TE PREKURIT ME COVID-19!!!! NDERSA SOT PO I SJELLIN VETEM TEK INFEKTIVI NE TIRANE QE TE GJITHE TE PREKURIT, NGA TE GJITHA RRETHET DHE QYTETET E SHQIPERISE! RRETHET E SHQIPERISE QE TE GJITHA KANE PATUR SPITALE APO PAVIONE INFEKTIVI. KU JANE SOT? NE CFARE GJENDJE I KANE KATANDISUR "REFORMATORET" E RILINDJES SE PLEHRAVE? PSE

Shto koment

Denonco