Policia gjobit 7 milionë lekë emigrantin që shëtiste në Tiranë Policia ne Tiranë

Policia gjobit 7 milionë lekë emigrantin që shëtiste në Tiranë

10:21, 25/03/2020
A+ Aa A-

Policia e Shtetit njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit ka evidentuar një shtetas që ka thyer rregullin e vetëkarantinimit. Ai është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë. K. B., banues në Tiranë, kishte hyrë në Shqipëri më datë 11.03.2020 dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij.

Në fakt, në gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 65 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë, njëri prej të cilëve u shoqërua në komisariat dhe u procedua penalisht për kundërshtim të urdhrit të punonjësit të Policisë.

Video e publikuar nga Policia sot:

Po ashtu, u evidentuan 76 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19".

Në të gjithë vendin janë konstatuar 9 subjekte tregtie që nuk kanë respektuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ho25/03/2020 11:00

Po pse emigranti gjobitet me 700 000 leke dhe te tjeret 10 000....

Shto koment

Denonco