Efektivi i policisë me koronavirus, prej ditësh në gatishmëri

Efektivi i policisë me koronavirus, prej ditësh në gatishmëri

10:16, 25/03/2020
A+ Aa A-

Burime nga spitali i Durrësit për A2 bëjnë me dije se një efektiv i Policisë së Rendit është prekur nga virusi i Covid-19.

Bëhet fjalë për Shefin e personelit pranë Drejtorisë së Policisë së Durrësit, i cili është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Spitalin Infektiv.

Sipas burimeve, efektivi i policisë ka qenë në krye të detyrës përgjatë ditëve të gatishmëirsë së shtuar.

Deri tani në qarkun e Durrësit janë raportuar 8 persona të prekur nga koronavirusi, një prej të cilëve ka humbur jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco