Koronavirusi hyn te personeli i Infektivit? Dyshimet për mjeken...

Koronavirusi hyn te personeli i Infektivit? Dyshimet për mjeken...

09:35, 25/03/2020
A+ Aa A-

Koronavirusi nuk ka kursyer as bluzat e bardha në Shqipëri. Pas Sanatoriumit, dyshohet se edhe një mjeke e Spitalit Infektiv është infektuar.

Akoma nuk dihet gjendja e saj shëndetësore, por më shumë të dhëna do të japë Ministria e Shëndetësisë në daljen e saj të përditshme për mediat, ku përditëson të dhënat e të prekurve.

Po ashtu në Spitalin Infektiv pjesëtarë të stafit mjekësor dyshohet se kanë shenjat e para të COVID-19.  

Kujtojmë që të martën u konfirmua pozitiv me COVID-19 edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Gjendja shëndetësore e Bratajt është e stabilizuar dhe ai ndodhet i karantinuar në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco