Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Shkoi në fshat të ruhej nga koronavirusi, si u infektua 44 vjeçarja në Berat

Shkoi në fshat të ruhej nga koronavirusi, si u infektua 44 vjeçarja në Berat

17:25, 24/03/2020
A+ Aa A-

Berati iu shtua sot hartës me të infektuar nga koronavirusi. Burime për abcneës.al bëjnë me dije se 44-vjeçarja e konfirmuar me Covid-19 jetonte dhe punonte prej vitesh në Tiranë dhe pas mbylljes së shumë bizneseve, rreth 10-ditë më parë është kthyer të jetonte në ish-banesën e saj në fshatin Rroshnik të Beratit, së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj.
Pas analizave të kryera, pasi ajo ka deklaruar se kishte shenja të virusit, sot ka ardhur dhe konfirmimi se 44-vjeçarja ka rezultuar pozitive.
Menjëherë pas konfirmimit, në banesën e saj në fshatin Roshnik, kanë shkuar punonjësit e shërbimit të higjenës dhe forcat e policisë për të bërë karantinimin e banesës dhe dezifektimin e saj.
Mësohet se 44-vjecarja me inicialet K.M. ka ardhur në këtë fshat 10 ditë më parë ndërsa ka qenë në lëvizje të vazhdueshme dhe është takuar me njerëz brenda këtyre ditëve, jo vetëm në fshat por edhe në qytetin e Beratit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco