Nga Belgjika, futen ilegalisht në Kosovë për t'i shpëtuar karantinës: i denoncon fshati

Nga Belgjika, futen ilegalisht në Kosovë për t'i shpëtuar karantinës: i denoncon fshati

14:27, 24/03/2020
A+ Aa A-

Rajoni i Policisë në Prizren u informua nga banoret e fshatit Vërmicë të Prizrenit, se tre qytetarë kishin ardhur nga Belgjika dhe nuk ishin futur ne vetkarantim

Këtë për “Betimi në Drejtësi” e konfirmoi prokurori në Prokurorinë Themelore në Prizren, Besim Susuri.

Susuri tha se në fillim të dyshuarit kanë deklaruar se e kanë kaluar kufirin në mënyrë legale, mirëpo pas shikimit të kamerave, është vërtetuar se hyrja e tyre në Kosovë nga Shqipëria nuk është bërë në asnjë pikë kufitare ndërmjet dy shteteve.

Sipas Susurit, të njëjtit nga Belgjika kanë ateruar në aeroportin e Tiranës dhe hyrja e tyre në Kosovë nga Shqipëria është bërë në mënyrë ilegale, përmes rrugëve alternative.

Me qenë se të dyshuarit duhet patjetër të qëndrojnë në vetë izolim, ndaj tyre ende nuk është caktuar ndonjë masë tjetër e sigurisë, por vetëm detyrimi që atë ta respektojnë masën e vetë izolimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco