Arrestohet shpërndarësi i kokainës në Durrës, policia i gjen 89 doza

Arrestohet shpërndarësi i kokainës në Durrës, policia i gjen 89 doza

10:25, 24/03/2020
A+ Aa A-

Policia e Durrësit, në bazë të hetimit të ndjekur me metoda special, ka finalizuar operacionin e koduar “Start 1″ dhe ka vënë në pranga një 43- vjecar me iniciale E. V. për trafik të drogërave të forta.

Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, në lagjen nr. 15 Durrës. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 89 doza me kokainë, 7615 euro, 50.000 lekë të reja që dyshohet se ishin të përfituara nga shitja e kokainës, si dhe motorin që përdorte për të shpërndarë lëndën narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco