Lezha i shtohet hartës, dyshohet për një infermiere të infektuar

Lezha i shtohet hartës, dyshohet për një infermiere të infektuar

09:49, 24/03/2020
A+ Aa A-

Lezha duket se i shtohet hartës së të prekurve me COVID-19. Rasti pritet të bëhet publik nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së sotme.

Pacientja e parë në Lezhë është një infermiere 54-vjeçare, e cila në testin e bërë gjatë natës së mbrëmshme ka rezultuar pozitive.

E prekura me koronavirus ende nuk dihet nga mund ta ketë marrë infektimin, por menjëherë janë marre masa për të izoluar edhe kolegët e saj nga frika se mund të jenë infektuar.

54-vjeçarja është dërguar mbrëmë tek infektivi në Tiranë, dhe pritet që në bazë të gjendjes së saj të vendoset nëse do qëndrojë tek spitali për terapi intensive ose do vetë-karantinohet në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco