Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

FOTO/ COVID-19, ngrihen çadrat e para pranë QSUT

FOTO/ COVID-19, ngrihen çadrat e para pranë QSUT

16:30, 23/03/2020
A+ Aa A-

Pranë QSUT janë ngritur disa çadra ku do të bëhet kontrolli paraprak i çdo pacienti që futet brenda ambjentit të spitalit për të parë nëse është i infetuar me COVID-19.

Aty kryhen teste paraprake në mënyrë që të shmanget dhe rreziku i përhapjes së COVID-19 te stafi mjekësor apo edhe te pacientë të tjerë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një komunikim me publikun tha se mbetet thelbësore ruajtja e stafit mjekësor dhe infermerior. Manastirliu bëri të ditur se në kuadër të masave të marra, përpara Urgjencës së QSUT ka nisur tashmë ngritja e çadrave të triazhit mjekësor.

“Kemi vendosur ngritjen e çadrave të triazhit mjekësor, përpara Urgjencës së QSUT dhe përpara Urgjencës së Spitalit të Traumës. Aktualisht po përfundon trajnimi i ekipeve që do të vendosen në shërbimet e triazhit në çadra”, bëri me dije Manastirliu.

Kujtojmë se këtu se, për shkak të një personi të infektuar që u fut në sanatorium për të vizituar një të afërm  u infektuan 8 mjekë dhe infermierë.

Deri tani, Shqipëria numëron 104 të prekur me Coronavirus dhe 4 viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco