Koronavirusi/ Ish-trajneri i kombëtares së boksit pëson vdekje klinike

Koronavirusi/ Ish-trajneri i kombëtares së boksit pëson vdekje klinike

11:39, 23/03/2020

Koronavirusi ka tronditur sportin në Shqipëri. Ish-trajneri i Kombëtares së boksit, Skënder Kurti, është ne gjendje tepër të rëndë.

Fillimisht u raportua se Kurti ishte viktima e 5-të nga koronavirusi, ndërkohë së fundmi Ministria e Shëndetësisë raporton se ai ka pësuar vdekje klinike dhe mbahet me aparatura nga mjekët.

Përveç se një trajner tepër i përkushtuar dhe i suksesshëm, Kurti ka qënë gjithashtu edhe boksier kampion me ekipin e Tiranës, ndërkohë që mëngjesin e sotëm, gjendja e tij është rënduar tej mase dhe është në luftë me jetën, raporton Panorama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco