Ndërron jetë tek infektivi një 43 vjeçar, viktima e katërt nga koronavirusi

Ndërron jetë tek infektivi një 43 vjeçar, viktima e katërt nga koronavirusi

08:48, 23/03/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë raporton se ka shkuar në 4 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vendin tonë.

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë një pacient 43 vjeçar i cili ishte shtruar në Spitalin Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë/Zyrtare
Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 43-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

Pas rëndimit të gjendjen gjatë mbrëmjes, 43-vjeçari nga Kavaja është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.
43-vjeçari nga Kavaja, përpos obezitetit nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.
43-vjeçari është viktima e katërt i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco