Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Tirana e Durrësi u bllokuan, po ç'do të ndodhë me ata që do të udhëtojnë nga Rinasi?!

Tirana e Durrësi u bllokuan, po ç'do të ndodhë me ata që do të udhëtojnë nga Rinasi?!

13:39, 12/03/2020
A+ Aa A-

Pas vendimit të qeverisë të cilin e publikoi vetë kryeministri Edi Rama, sipas të cilit që ditën e nesërme nga ora 6 e mëngjesit nuk lejohet që të dalë (dhe anasjelltas) asnjë automjet me udhëtarë nga Tirana e Durrësi, Autoriteti i Aviacionit Civil ka bërë një sqarim të rëndësishëm për të gjithë ata qytetarë dhe punonjës të cilët gjatë këtyre 3 ditëve ndalim kanë marrëdhënie me aeroportin e Rinasit.

Përveç mënyrës se si do të lëvizin gjatë këtij “shtetrrethimi” punonjësit e Rinasit, për pasagjerët thuhet se duhet të akreditohen me anë të biletës së tyre në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, por nuk jepet asnjë detaj, se ku, si dhe kur mund të bëhet kjo. Gjithashtu nuk ka hollësi për mënyrën se si do të udhëtojnë ata që kanë udhëtim nga Rinasi drejt aeroportit.

Njoftimi  plotë i AAC

Kújdes, lexo

Vëmendje e domosdoshme dhe e menjëhershme për Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza", shoqërinë ""Albcontrol", furnizuesit me karburant të avioni "Air BP" dhe "A&V Gas", shoqërinë e pastrimit dhe mirëmbajtjes së Aeroportit, kompanive të kateringut "ICSI" dhe "IBN", kompanive ajrore "Air Albania" dhe "Albawings":

Të marrin masa për akreditimin e stafit kyç të tyre pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për lëvizjet e tyre nga/për Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" me qëllim garantimin e vijimit të operimit të infrastrukturës kyçe të transportit ajror vendas.

Shoqëritë e sipërpërmendura duhet të kufizojnë qarkullimin dhe marrjen e akreditimit vetëm për personelin kyç që nevojitet për vijimin e operimeve.

Ky kufizim hyn në fuqi nesër, e premte 13 mars, ora 6:00 e mëngjesit, deri në mesnatën 00:00 të së dielës, 15 mars 2020.

Thirrja është edhe për të gjithë pasagjerët që kanë për të udhëtuar nga Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza", përveç drejt destinacioneve italiane, fluturimi drejt të cilave është ndaluar, që të kenë gati të printuar ose me foto biletat e tyre të udhëtimit.

Bileta si evidencë e udhëtimit është e domosdoshme nëse do doni të kapni fluturimin tuaj.

Gjithashtu, në kushtet e kufizimit të qarkullimit, lejojini kohë shtesë vetes për të kapur fluturimin tuaj.

Shumë e rëndësishme që të qartësohet se këto nuk janë rrethana normale, prandaj u bëhet thirrje të gjithë familjarëve të pasagjerëve që do të udhëtojnë, mos i shoqëroni ata për në aeroport!

Familjarët nuk do të lejohet të shoqërojnë pasagjerët për në aeroport. Mos e merrni këtë iniciativë, Policia e Shtetit nuk do t'ju lejojë.

Autoriteti Aviacionit Civil është në dispozicion për t'iu përgjigjur pyetjeve tuaja në çdo kohë, këtu në Facebook ose tek pax@acaa.gov.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco