Humbi jetën nga koronavirusi, trupi i 73-vjeçares ende në morg. Nuk dihet nëse....

Humbi jetën nga koronavirusi, trupi i 73-vjeçares ende në morg. Nuk dihet nëse....

10:00, 12/03/2020
A+ Aa A-

Viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri u bë 73- vjeçarja nga Durrësi, me inicialet Xh. G., e cila ishte prekur nga COVID-19 dhe kishte edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Ajo humbi jetën mesditën e djeshme në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku qëndronte e shtruar prej disa ditësh.

Trupi i 73 vjeçares ndodhet ende në morgun e spitalit të Durrësit pasi nuk është marrë vendimi se si do të procedohet me varrimin e saj, raporton gazetari i Panorama në Durrës.

Nuk dihet ende edhe nëse do të jenë familjarët ata që do të kryejnë ceremoninë apo do të jenë struktura të posaçme të Bashkisë dhe shëndetësisë që do të kryejnë këtë proces.

Kjo pasi qeveria shqiptare ka ndaluar me urdhër grumbullimet e njerëzve, dule mbyllur edhe të gjitha baret e restorantet në Tiranë e Durrës, me qëllim frenimin e përhapjes së virusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco