Koronavirusi, Balluku: Nëse Italia do të tërheqë qytetarët e saj nga Shqipëria, të dërgojë avionë ose tragete bosh

Koronavirusi, Balluku: Nëse Italia do të tërheqë qytetarët e saj nga Shqipëria, të dërgojë avionë ose tragete bosh

12:50, 10/03/2020
A+ Aa A-

Ministrja e Infrastrkturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka bërë me dije se sot ndërpriten fluturimet dhe lundrimet Shqipëri- Itali dhe anasjelltas.

Gjatë fjalës së saj në konferncën për shtyp, Balluku kërkoi bashkëpunimin e ambasadës italiane në vendin tonë, që nëse do të ketë kërkesa për të tërhequr italianët që ndodhen në Shqipëri, ta bëjë këtë vetëm përmes avionëve që vijnë bosh në aeroportin e Rinasit. “E njëjta gjë do të vlejë edhe për tragetet”, u shpreh ajo.

“Nëse ambasada vendos, do të duhet të vijën anije bosh nga Italia për të bërë të mundur tërheqjen e shtetasve italianë që ndodhen në Shqipëri. Personeli ajror dhe ai i trageteve, do të kontrollohen nga ekipet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Por udhëtimet drejt Italisë, nuk kufizohen për mallrat. Ministrja Balluku tha se të gjitha anijet tregtare apo fluturimet për mallra, nuk do të ndalohen, dhe personeli do të kontrollohet nga mjekët në porte apo aperoport.

Po ashtu, ministrja i bëri apel qytetarëve që të përdorin shërbimet online dhe të mos shkojnë në sportele. “Është e patolerueshme për kushtet e sigurisë në të cilat ndodhemi për të parandaluar infektimin komunitar, që të paraqiteni në sportele. Drejtojuni shërbimit online”, deklaroi Balluku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco