Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Njolla gjaku dhe shenja plumbash/ Ç'thotë dëshmitari për vrasjen e dyfishtë

Njolla gjaku dhe shenja plumbash/ Ç'thotë dëshmitari për vrasjen e dyfishtë

17:24, 03/03/2020
A+ Aa A-

Vrasja e dyfishtë, e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbetën të vrarë Dorian Shkoza, 35 vjeç dhe Anxheli Avdiu, 24 vjeç, ka tronditur qytetin e Durrësit.

Sot janë mundur të zbardhen detaje të reja, të cilat hedhin dyshime se ngjarja ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Njëri nga viktimat, Dorjan Shkoza disa vite më parë ka bërë 5 vite burg, ndërkohë 24-vjeçari, edhe pse nuk është një person i skeduar nga policia, është një person që në zonë njihet për shitje dhe trafikim narkotikësh.

Gazetari i Syri Tv, Aldo Mustafa sot është gjendur në vendgjarjen e krimit. Njollat e gjakut në tokë dhe shenjat e plumbave në mur janë ende prezente.

Në një dëshmi jashtë kamerave, një tregtare aty pranë ka deklaruar se mban mend që të ketë dëgjuar krisma të lehta dhe jo të forta siç mund të bëjë një armë normale, duke hedhur dyshime se arma e përdorur mund të ketë qenë me silenciator. Gjithashtu ajo deklaron se kanë qenë një grup djemsh në vendngjarje, të cilët janë shpërndarë sapo kanë degjuar krismat. Ndërkaq ajo vetë ka qëndruar me orë të tëra në rajon për të dhënë dëshminë e saj bashkë me persona të tjerë, ku edhe janë marrë në pyetje nga oficerë të policisë. 

Në vendngjarje, me një distancë rreth 2.5 metra larg nga njëri-tjetri, dallohen vendet ku janë qëlluar personat dhe ku kanë rënë më pas.

Sipas banorëve, ka qenë një grup djemsh, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar nga atentati që i është bërë Dorian Shkozës.

Në banesat e dy viktimave të atentatit u hapën dyert e mortit. 

35-vjeçari Dorjan Shkoza është përcjellë sot në banesën e fundit, ndërsa familjarët vendosën që varrimi të kryhej në Shijak. Ndërsa 24-vjeçari Anxhelo Avdiu do të përcillet ditët e nesërme pasi pritet të mbërrijë nga jashtë shtetit vëllai i tij për t'i dhënë lamtumirën e fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco