Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Grabiti një farmaci me armë zjarri, arrestohet shqiptari i dënuar me 10 vite burgim

Grabiti një farmaci me armë zjarri, arrestohet shqiptari i dënuar me 10 vite burgim

16:52, 03/03/2020
A+ Aa A-

Një shqiptar 46 vjeçar resident në Carmignano, në fillim të vitit 2017 u bë protagonist i një serie veprash penale, midis të cilave edhe një të një grabitje, dëmeve dhe keqtrajtimit të familjes.

Por si të mos mjaftonin këto vepra penale, shqiptari e pasuroi serinë e tij të veprave penale teksa grabiti me pushkë një banesë në Prato për të grabitur më pas një farmaci në San Giorgo

Vetëm pas një muaji, duke përdorur të njëjtën pushkë, grabiti një makinë në një parking në Carmignano.

Gjithçka ndodhi midis janarit dhe shkurtit të vitit 2017, por në vazhdim u denoncua edhe për keqtrajtim të bashkëshortes, e cila u gjet nga karabinierët me fytyrën e gjakosur.  

Për këto fakte, shqiptar i identifikuar si Imeni Daxhir, 46 vjeç, u dënua me 10 vite e 8 muaj burgim, burgim I konfirmuar edhe në shkallën e tretë të gjykimit.  

Por në qeli nuk përfundoi kurrë.

Për këtë kanë menduar karabinierët e Carmignano që bashkë me patrullën e seksionit Radiomobile, e ndoqën më 2 mars të cilët e vendosën në pranga. Ku gjatë kontrollit iu gjetën me vete edhe 9 mijë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco