Dënohet babai që vrau vajzën 20-vjeçare/ Gjyqtarja: Sa ironike...

Dënohet babai që vrau vajzën 20-vjeçare/ Gjyqtarja: Sa ironike...

16:41, 03/03/2020
A+ Aa A-

Një shqiptaro-australian, i cili qëlloi për vdekje vajzën e tij 20-vjeçare, do të kalojë të paktën 20 vite pas hekurave.

Petrit Lekaj, 49 vjeç, qëlloi me thikë vajzën e tij Sabrina në makinën Mercedes. Ai i kërkoi llogari të bijës për stilin e jetesës, duke e akuzuar se merrte drogë dhe shkonte nëpër festa.

Duke i dhënë vendimin, gjyqtarja Trish Kelly tha se ishte shumë ironike, nisur nga fakti se Petrit Lekaj kishte kaluar 4 vite në burg për trafik droge.

“Duket qartë nga provat para meje se reagimi i vajzës tënde atë ditë ka nxitur atë tërbim. Ju e humbët deri në atë pikë sa e qëlluat me thikë tetë herë. Brenda pak çastesh, ti shkatërrove jetën tënde dhe atë të Sabrinës”.

“Ti do të jetosh me pasojat e kësaj për gjithë jetën tënde,” tha gjyqtarja.

Nëna e Sabrinës ishte në gjyq, por nuk komentoi për mediat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco