FOTO/ Vrau nënën dhe babain, arrestohet në Suedi shqiptari

FOTO/ Vrau nënën dhe babain, arrestohet në Suedi shqiptari

16:42, 03/03/2020
A+ Aa A-

Është arrestuar sot në Suedi A.Hadri, 35 vjeç, i akuzuar për vrasjen e dy prindërve të tij, Durim dhe Suada Hadri.

Lajmi konfirmohet për Gazeta Express nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se sot me datë 03.03.2020 është arrestuar A.H., i dyshuar për vrasjen e prindërve të tij në lagjen “Ortakoll” në Prizren. I njëjti, është arrestuar në Suedi nga autoritetet suedeze, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të Prokurorisë Themelore në Prizren”, thuhet në përgjigjen e organit të akuzës.

Në njoftimin në fjalë, prokuroria thekson se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe do të paraqesë kërkesën për ekstradimin e tij.

Viktimat, Durim dhe Suada Hadri:

Image

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 2o janar të këtij viti. Çifti bashkëshortor kishte ardhur nga Suedia në Kosovë për pushime, por vetëm dy ditë pas ardhjes ata u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre. Ndërkohë autori I dyshuar ishte larguar menjëherë nga Kosova. /A.R, Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco