U ekzekutua në atentat/ Motra e Avdiut tregon lëvizjet pak para vrasjes

U ekzekutua në atentat/ Motra e Avdiut tregon lëvizjet pak para vrasjes

14:05, 03/03/2020
A+ Aa A-

Familjarët e Anxhelo Avdias një nga viktimat e ekzekutuar mbrëmjen e së hënës në Durrës,  janë shprehur se janë tronditur nga ngjarja dhe se nuk kanë asnjë informacion nëse familjari i tyre ka pasur ndonjë konflikt.

Motra e 24 vjeçarit është shprehur se ai kishte vetëm një javë që ishte kthyer në Shqipëri dhe ato s’kanë arritur të kuptojnë nëse ai ishte përfshirë në ndonjë konflikt.

‘Anxhelo ishte në Angli ai ka ardhur para një jave në Shqipëri, nuk kemi konflikt me asnjë njeri. Vëllai im nuk merrej me drogë nuk besoj se ka qënë ai objektiv e këtij atentati. Po të merrej me drogë ai do të kishim një shtëpi dhe jetesë të mirë’, tha motra e 24 vjeçarit.

Makina e cila është gjetur e djegur, sipas dëshmive rezulton se kishte disa ditë që qarkullonte  në zonën ku jetonte Anxhelo Avdias që paraprakisht dyshohet që mund të ketë qenë dhe shënjestra e atentatit, sepse Dorjan Shkoza nuk jetonte në këtë lagje.

Policia po heton në dy pista, atë të larjes së hesapeve për prishje të pazareve të drogës dhe ndonjë konflikt të viktimave me person atë tjerë.

Gjithashtu mësohet se policia ka identifikuar pronarin e automjetit që dyshohet se u përdor nga atentatorët dhe u gjet e djegur në vendin e njohur si Bishti i Zhurit në Rrogozhinë. Gjithsesi deri tani blutë nuk disponojnë asnjë provë që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

Dy personat që mbetën të vrarë, ishin duke qëndruar në trotuar, pranë tregut të fruta-perimeve, në zonën e Shkozetit, në kohën që një automjet me xhama të zinj, ka kaluar me shpejtësi të ulët, nga ku ka hapur zjarr në drejtim të dy personave.

Me 2 viktimat ishin të pranishëm edhe persona të tjerë, por fatmirësisht nuk është raportuar për të plagosur.

Dorjan Shkoza 35 vjeç, ka mbetur i vdekur në vend, pasi ka marrë disa plumba në trup dhe një në kokë, ndërkohë Anxhelo Avdia 24 vjeç ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Durrësit. /Abcnews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco