Vlora ndjen frikën e koronavirusit/ 6 persona të dyshuar mbërrijnë në port, dalin rezultatet për 3

Vlora ndjen frikën e koronavirusit/ 6 persona të dyshuar mbërrijnë në port, dalin rezultatet për 3

11:34, 03/03/2020
A+ Aa A-

Drejtori i operatorit të kujdesit shëndetësor për jugun e vendit Kujtim Llapi konfirmon se nga qarku i Vlorës janë marrë 6 mostra të personave të dyshuar me coronavirus.

Këta persona kanë shfaqur simtoma dyshuese në pikat e kalimit të kufirit dhe për këtë arsye janë marrë si raste të dyshuara.

3 prej tyre kanë dalë negative ndërsa 3 të tjerë janë dërguar sot në institut dhe po bëhet verifikimi paraprak i tyre. Gjithashtu ai shpjegon dhe urdhrin e ri të ministrisë së shëndetësisë që po zbatohen edhe në Vlorë.

Llapi ndër të tjera mohon faktin se në Vlorë mungojnë maskat mbrojtëse kundrejt coronavirusit dhe shprehet se nga 1 milion e 200 mije maska të shpërndara në gjithe vendin 125 mijë janë shpërndarë pikërisht në Vlorë, në spitalin rajonal të qytetit.

Gjithashtu parashikuar edhe në udhëzimin e ministrisë i Llapi i bënë thirrje bizneseve të marrin të gjitha masat higjenosanitare siç janë përdorimi i dorezave kur shërbejnë  produkte si një masë parandaluese kjo kundrejt koronavirusit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco