36 të dyshuar me koronavirus në Shqipëri, dalin rezultatet e analizave

36 të dyshuar me koronavirus në Shqipëri, dalin rezultatet e analizave

11:26, 03/03/2020
A+ Aa A-

Gjatë inspektimit për masat e marra për COVID-19, Manastirliu deklaroi se deri mëngjesin e sotëm janë kryer 36 testime për COVID-19, të cilat rezultuan negative

Të dhënat u bënë publike nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore Bathore 3.

Ajo deklaroi për mediat se Shqipëria nuk është prekur deri në këto momente nga COVID-16.

Ndërkohë vijon pajisja me mjete të mbrojtjes personale të të gjithë strukturave të shëndetësisë. 1.2 milion maska po shpërndahen ndërsa janë edhe 1 milion dollarë në dispozicion të spitaleve për të rritur stokun e mjeteve të mbrojtjes personale. Duhet thënë se deri tani janë testuar 36 raste, të cilat kanë rezultuar negative”, tha Manastirliu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco