Lirohen 173 të burgosur, përfituan nga amnistia

Lirohen 173 të burgosur, përfituan nga amnistia

11:09, 03/03/2020
A+ Aa A-

Sot dalin nga burgjet falë një amnistie, 175 të burgosur nga të cilët 23 janë gra dhe 2 janë të mitur. Ulje dënimi po ashtu kanë përfituar me 1/3, rreth 700 të dënuar, kryesisht burra burra mbi 60 vjeç.  Ligji u miratua në fillim të këtij viti në datë 30 janar nga Kuvendi dhe në 14 shkurt Presidenti Ilir Meta e dekretoi.

Sipas ligjit:

Amnistohen personat e dënuar meshkuj me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pezullimin e dënimit me burgim ose çdo lloj dënimi tjetër alternativ, për dënime të dhëna, deri në datën 30.09.2019, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.

Amnistohen personat e dënua, femra dhe të mitur me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pezullimin e dënimit me burgim ose çdo lloj dënimi tjetër alternativ, për dënime të dhëna deri në datën 30.09.2019, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.

Amnistohen personat e dënuar meshkuj me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet.

Amnistohen personat femra dhe të mitur të dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet.

Amnistohen personat e dënuar femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç.

Amnistohen personat e dënuar meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç.

Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.

Të gjithë të dënuarat femra dhe të mitur që nuk plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti, sipas paragrafëve 2, 4, 5 dhe 7 të këtij neni, u zbritet 1/3 e dënimit të mbetur, pavarësisht kritereve ndaluese të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji. Nuk përfitojnë sipas këtij paragrafi, personat e dënuar përsëritës të së njëjtës vepër penale

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco