FOTO e autorit/ Zbulohet grabitja e 50 mijë eurove në Fier që policia e ka fshehur

FOTO e autorit/ Zbulohet grabitja e 50 mijë eurove në Fier që policia e ka fshehur

11:12, 03/03/2020
A+ Aa A-

Një pikë këmbimi është vjedhur me anë të mashtrimit në Fier.

Ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt. Policia e ka mbajtur të fshehtë ngjarje, duke u justifikuar se po kërkonte autorët.

Sipas të dhënave, është mësuar se një person ishte prezantuar si qytetar nga Azerbajxhani dhe kishte shkuar për të këmbyer valutë të huaj me 50 mijë euro.

Ka marrë eurot dhe i ka futur në valixhe.

Në një moment kambisti është shpërqendruar dhe hajduti ka marrë eurot nga valixhja duke e lënë bosh.

Më pas është larguar duke thënë se do shkonte në bankë të sillte dollarët me të cilët do blinte eurot.

Kambisti e kuptoi 15 minuta më pas që valixhja ishte bosh.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco