Epidemia e dhunës në familje/ Njëri godet motrën, tjetri vajzën, dikush gruan

Epidemia e dhunës në familje/ Njëri godet motrën, tjetri vajzën, dikush gruan

10:11, 03/03/2020
A+ Aa A-

Janë arrestuar nga policia në kryeqytet tre persona të cilët janë akuzuar për dhunë në familje.

Ja njoftim i plotë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 3 shtetas, për dhunë në familje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. V., 59 vjeç, banues në Tiranë.  Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në Farkë të Madhe, në Rrugën e Agallarëve, ka shembur gardhin rrethues të banesës së motrës së tij dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. L., 59 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi në Yzberisht, në banesë, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

Gjithashtu, nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. M.., 57 vjeç. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur së tyre, të cilave iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco