'U qëlluan nga tre metra largësi'/ Detaje nga vrasja e dyfishtë

'U qëlluan nga tre metra largësi'/ Detaje nga vrasja e dyfishtë

10:04, 03/03/2020
A+ Aa A-

Dy të rinj janë ekzekutuar mbrëmjen e së hënës në Shkozet të Durrësit. Viktimat e këtij atentati janë Dorjan Shkoza 35 vjeç dhe Anxhelo Avdia 24 vjeç.

Burimet nga grupi hetimor bënë të ditur për ABC News se viktimat janë qëlluar nga dorë profesioniste. Sipas grupit hetimor mësohet se viktimat janeë qëlluar nga tre metra largësi me pistoletë. Anxhelo Avdija sapo ishte kthyer nga Anglia. 

Gjithashtu dyshohet ndër të tjeta se ngjarja është kryer me porosi.

Si ndodhi ngjarja:

Dy personat që mbetën të vrarë, ishin duke qëndruar në trotuar, pranë tregut të fruta-perimeve, në zonën e Shkozetit, në kohën që një automjet me xhama të zinj, ka kaluar me shpejtësi të ulët, nga ku ka hapur zjarr në drejtim të dy personave.

Me 2 viktimat ishin të pranishëm edhe persona të tjerë, por fatmirësisht nuk është raportuar për të plagosur.

Dorjan Shkoza 35 vjeç, ka mbetur i vdekur në vend, pasi ka marrë disa plumba në trup dhe një në kokë, ndërkohë Anxhelo Avdia 24 vjeç ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Durrësit. 

Hetuesit po shqyrtojnë aktivitetin e shkuar të viktimave për të përcaktuar edhe pistat e hetimit. Situata ende është e paqartë për grupin hetimor, ndërsa pista e parë ku po hetohet lidhet me prishjen e pazareve të drogës ose konflikte të tjera. Njëri nga viktimat, Dorian Shkoza 35 vjeç ka qenë i dënuar 8 vite për drogë dhe ka dalë nga burgu  në fund të 2010-ës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco