VIDEO/ Përplasen autobusët në Tiranë, nuk punonin frenat...

VIDEO/ Përplasen autobusët në Tiranë, nuk punonin frenat...

08:53, 03/03/2020
A+ Aa A-

Një aksident me përfshirjen e dy autobisëve të transportit publik ka ndodhur në Tiranës mëngjesin e kësaj të marte..

Ngjarja është regjistruar pranë komisariatit numër 4 ndërsa mësohet se urbani i linjës Kombinat-Kinostudio është përplasur nga një urban i një linje tjetër.

Sipas dëshmitarit, i cili ka dërguar edhe fotot në redaksinë e JOQ ALBANIA, thuhet se urbani i linjës tjetër ka qenë pa frena, e për pasojë ka goditur autobusin e Kombinatit.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por shihet që nga përplasja urbani ka hipur në bordurën ndarëse të rrugës.

Qytetari shprehet gjithashtu se pas aksidentit të gjithë pasagjerët kanë zbritur dhe janë detyruar të marrin një urban tjetër.

“Aksident te komisariati numer 4, autobusi mbrapa nuk kishte frena dhe ja futi ketij. E hipi autobusin ne bordure. I la njerzit ne kembe. Flm”, shkruan qytetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco