Vrasja e dyfishtë/ Shoqërohen disa persona, ekzekutimi nga vrasës me pagesë

Vrasja e dyfishtë/ Shoqërohen disa persona, ekzekutimi nga vrasës me pagesë

08:44, 03/03/2020
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka shoqëruar 12 persona, në lidhje më vrasjen e dyfishtë mbrëmjen e djeshme. Megjithatë deri tani nuk ka asnjë të ndaluar. Burime nga grupi hetimor në Durrës pohojnë se Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza u ekzekutuan në mënyrë mafioze të mirëorganizuar nga vrasës profesionistë me pagesë.

Sipas burimeve nga Policia e Durrësit, viktimat Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia janë qëlluar me breshëri teksa qëndronin së bashku në trotuar duke konsumuar cigare. 

Makina tip “Mercedes”, nga ku u qëlluan Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia, është gjetur e djegur te Bishti i Zhurit në Rrogozhinë, disa minuta pasi ndodhi ngjarja. Nga verifikimet rezulton se targat e makinës ishin të vjedhura.

Dyshohet se mjeti u përket autorëve të atentatit, ndërsa Policia vijon kontrollet në gjithë zonën për kapjen e tyre. Policia e Durrësit njoftoi se janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona e krimit në një perimetër të gjerë. Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco