Vrasja e dyfishtë në Durrës/ Viktimat u qëlluan teksa pinin cigare

Vrasja e dyfishtë në Durrës/ Viktimat u qëlluan teksa pinin cigare

08:34, 03/03/2020
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje nga krimi i rëndë mbrëmë në Durrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:55, në lagjen nr. 14, në afërsi të tregut të fruta-perimeve. Sipas informacioneve të Policisë, viktimat janë identifikuar si Dorjan Shkoza, 35 vjeç, dhe Anxhelo Avdia, 24 vjeç. 

Sipas burimeve nga Policia e Durrësit, viktimat Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia janë qëlluar  teksa qëndronin së bashku në trotuar duke konsumuar cigare. Nga veprimet para hetimore dyshohet se është qëlluar nga një automjet tip “Mercedes”. 35-vjeçari Shkoza është qëlluar me më shumë se 4 plumba në pjesën e kokës, çka i kanë shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.

Ndërsa viktima tjetër, Anxhelo Avdia, 24 vjeç, ka marrë disa plumba në pjesë të ndryshme të trupit. 24- vjeçari, sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, është transportuar i gjallë në spital, ndërsa në momentin kur e kanë marrë bluzat e bardha, ai ka ndërruar jetë.

Sipas burimeve, hetimet për atentatin e dyfishtë janë fokusuar në trafikun e lëndëve narkotike dhe te biznesi privat që kishte 35-vjeçari Dorjan Shkoza. Ky i fundit mësohet se disa vite më parë ka qenë i dënuar me burg për trafik të lëndëve narkotike, çka dyshohet të jetë edhe shkak për ngjarjen. Po ashtu, nuk është përjashtuar as ndonjë konflikt lidhur me biznesin e tij, një servis që shërben për lyerjen e makinave në Rrashbull të Shkozetit, shumë pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco