Ekzekutimi i dyfishtë në Durrës, ja pistat ku policia po heton

Ekzekutimi i dyfishtë në Durrës, ja pistat ku policia po heton

22:15, 02/03/2020
A+ Aa A-

Dy persona humbën jetën sonte në një atentat në Shkozet të Durrësit.

Dorjan Shkoza, 35 vjeç dhe Anxhelo Avdia, 24 vjeçc, u qëlluan me breshëri automatike nga një makinë në lëvizje ndërsa po qëndronin në trotuar pranë tregut të Fruta-Perimeve, rreth orës 19:00.

Deri më tani raportohet se janë ngritur disa pista hetimore si përfshirja në trafikun e drogës, prishje e pazareve të drogës, por edhe ndonjë konflikt i mëparshëm, mes viktimave dhe autorëve.

Bashkë me personat që u qëlluan ishin edhe personat e tjera, por për fat të mirë nuk u raportuan të tjerë të plagosur.

Sikundër raportohet edhe nga dinamika e krimit, Dorjan Shkoza mbeti i vdekur në vend, pasi ka marrë disa plumba në trup dhe një në kokë, ndërkohë Anxhelo Avdia 24 vjeç ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Durrësit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco