Zjarr në një banesë në Korçë/ Përfshihet nga flakët dhoma e studentëve

Zjarr në një banesë në Korçë/ Përfshihet nga flakët dhoma e studentëve

20:58, 02/03/2020
A+ Aa A-

Një banesë tre katëshe është përfshirë nga flakët në Korcë teksa zjarri ka filluar nga dhoma ku banonin tre studente. 

Nga ngjarja në fjalë nuk ka të lënduar nga zjarri ndërkohë shkak ka qenë një ngrohëse që punonte me energji elektrike.

Zjarri ka rënë në lagjen nr. 5 të qytetut dhe mjetet zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes për të fikur flakët.

Sipas asaj që raporton News 24, zjarri rrezikonte të përhapej në të gjithë shtëpinë por është lokalizuar nga zjarrfikësit ndërsa tre studentet e dhomës ku ra zjarri kanë shpëtuar pa lëndime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco