FOTO-VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Durrës, gjendet një makinë e djegur

FOTO-VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Durrës, gjendet një makinë e djegur

20:26, 02/03/2020
A+ Aa A-

Vetëm pak minuta pas vrasjes së dyfishtë në Durrës, policia ka gjetur një makinë të djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa mjeti i djegur tip “Benz”, targa te vjedhura, është gjetur në hyrje të qytetit të Rrogozhinës.

Mjeti ishte lënë në anë të rrugës kryesore ku edhe i është vënë flaka pjesërisht.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, si dhe shërbimet zjarrfikës, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Dy të rinj janë vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Durrës. Ata janë identifikuar si Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza.

Image

Pamje nga vendi i krimit:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco