Vijnë me furi dhe përplasen me Policinë Rrugore, patrulla përfundon në spital

Vijnë me furi dhe përplasen me Policinë Rrugore, patrulla përfundon në spital

09:07, 29/02/2020
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur gjatë natëns, në 2:20 tek rrethrrotullimi i Dajlanit në Durrës. Një makinë që ka ardhur me furi ka përplasur pikërisht makinën e Policisë Rrugore dhe ka plagosur dy oficerët që ishin brenda saj. Ata janë dërguar në spitalin e Durrësit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.. 

Shoferi që shkaktoi aksidentin u shoqërua. Dyshimet janë se ai ishte i dehur në momentin që i përplasi.

Pak para se ta pësonin, efektivët kishin arrestuar dy të rinj I.T.,38 vjeç dhe A.K., 25 vjeç, që ishin po ashtu të dehur ndërsa qarkullonin me makinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco