Shkak dezinfektanti për 'Koronavirusin'/ Detaje të reja nga helmimi i nxënësve në Fier

Shkak dezinfektanti për 'Koronavirusin'/ Detaje të reja nga helmimi i nxënësve në Fier

21:23, 28/02/2020
A+ Aa A-

Disa nxënës në shkollën e mesme “Janaq Kilica” në Fier u helmuan ditën e sotme dhe u nisën me urgjencë në spital. 

Nxënësit u shprehën se ishin në orën e Biologjisë dhe papritur filloi të vinte aromë e rëndë. 

Teksa ende mbetet mister shkaku, Abc News raporton se një nga pistat që po hetohet është lënda dezinfektuese kundër koronavirusit.

Sot është bërë dezinfektimi i shkollës. Ndërkohë, lajmi është bërë me dije edhe nga kreu i bashkisë, Armand Subashi. 

“Nisëm sot një fushatë dezinfektimi në të gjitha institucionet arsimore, që femijët të jenë më të sigurt në ambientet që ata frekuentojnë. Do të vazhdojmë gjatë gjithë fundjavës dhe me bashkëpunim më të gjithë partneret lokalë, me qëllim që e hëna t’i gjejë gati”, ka shkruar Subashi sot më herë në një status në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco