Arrestimi i Henri Çilit/ SYRI.net sjell dokumentet: Shuma që u kërkua

Arrestimi i Henri Çilit/ SYRI.net sjell dokumentet: Shuma që u kërkua

20:11, 28/02/2020
A+ Aa A-

Analisti dhe botuesi Henri Çili u prangos nga policia duke u gdhirë e enjtja. Ai akuzohet për gjashtë vepra të ndryshme penale.

Mësohet se Çili ishte futur në këtë skemë nga Gazmir Ajdini, një personazh me precedentë penalë. Ai është vëllai i Pranvera Ajdinit, bashkëjetueses së Henri Çilit. Qëllimi ishte që Çili të ndërhynte pranë një eksponenti të drejtësisë për të lehtësuar nga akuzat vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, të dënuar për vrasjen e një polici në vitin 2015 në Lazarat.

Syri.net ka siguruar pjesë të dosjes në ngarkim të Çilit, që tregojnë për takimet dhe shumën e kërkuar nga Çili.

PJESE NGA DOSJA

“Nga përmbajtja e komunikimeve të shtetasit Gazmir Ajdinaj me shtetasin e identifikuar si Adil Aliko, i cili ka në përdorim numrin e telefonit celular..., babai i shtetasit Arbion Aliko, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe Alban Aliko, i dënuar me 18 vjet burgim, rezulton se e lënë për t’u takuar më datë 07.12.2019.

Pas kësaj bisede, Adil Aliko komunikon me shtetasin Seit Fishta, bashkëpunëtor i tij, të cilit i thotë se i kanë kërkuar shumë lekë, afërsisht 1 milionë euro për ta ndihmuar për të dy djemtë, por ai ka dhënë vetëm 250 mijë euro. Ky fakt rezulton edhe nga bisedat e zhvilluara ndërmjet Gazmir Ajdinajt dhe të motrës, së cilës i pohon se pasi janë takuar Henri Çili dhe Adil Aliko, me ndërmjetësimin e tij, takim i cili është filmuar, ranë dakord për shumën e 750 mijë eurove, ku një pjesë cash dhe pjesa tjetër pasuri të paluajtshme në Shëngjin. Në vijim të bisedës, bashkëshortja e Henrit Çilit i thotë se janë shumë lekë, ndërsa Gazmir Ajdinaj i përgjigjet se nuk janë shumë lekë, pasi ai do bëjë lobim, shkrime, ndërhyrje në organet e drejtësisë dhe ai është dënuar për vepër penale të rëndë.

Në ditët në vazhdim, më datë 10.01.2020, Henri Çili i jep prokurorë të posaçme punonjësit Betim Shkupi për të vepruar në emër të tij dhe për llogari të tij për marrjen e dy pronave, si dhurim nga shoqëria Fishta SHPK, të ndodhura në Velipojë. Pas kryerjes së veprimit, shtetasi Henri Çili komunikon me Gazmir Ajdinaj dhe i thotë se ka qenë me sukses, duke i premtuar një shpërblim.

Më datë 03.02.2020, shtetasi Henri Çili komunikon me drejtoreshën e Kadastrës së Shkodrës dhe i kërkon të përshpejtojë regjistrimin e pasurive, ndërsa kjo shtetase pasi i premton se do ta bëjë, i kërkon dërgimin e dokumenteve”.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koment28/02/2020 23:05

Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo. Pangopesia eshte ves jo virtyt.

Shto koment

Denonco