Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Si po tenton të fshehë aksidentin që shkaktoi vetë Policia e Shtetit

Si po tenton të fshehë aksidentin që shkaktoi vetë Policia e Shtetit

16:54, 28/02/2020
A+ Aa A-

Një aksident automobilistik ndodhi dy ditë më parë, gjatë mesnatës, në Rrugën e Kombit.

Aksidenti që nuk u bë publik nga Policia e Shtetit, ndodhi pranë fshatit Reps.

Ashtu siç e kemi raportuar edhe dy ditë më parë, shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë një makinë e policisë. Ndërkohë sot, ish kryeministri Sali Berisha publikon detaje të reja.

"Përpjekje kriminale nga narkopolicia për të fshehur aksidentimin që i shkaktoi parmbrëmë në Rreps qytetarit nga Kosova!", shkruan ish kryeministri, ndërsa publikon edhe mesazhin e qytetarit digjital.

Pershendejte zotri,,mfal per shqetsimin por kam nje hall dhe menyra e vetme per me zgjidh esht me u drejtu te ti,,nr tan e gjeta se u interesova per ty,,kam Babin ne spitalin e traumes ne tiran ka pesuar aksiden mbrem afer repsit ne rrugen e kombit jam nga Kosova,,aksidenti esht ber me veturen e policies se Shtetit te Shqipris,,por fakti qe um shqetsoj esht se nuk esht dhen ne mediat e Shqipris arsyeja se pondyshoeht qe makina e policies esht fajtore,,e gjeta shkrimin ne foks news,,prindin e kam ne gjendje jo te mir,,ka 7 brinje te thyr krahun e thyer koken e lenduar kembet,,shpresoj qe tum ndimosh ky esht numri im per kontat,,i kam ca video te shoferve kalimtare,,shprej qe tum ndimosh".

Pamje nga vendngjarja:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco