Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Po varroste motrën në vendin e lindjes, ndërron jetë 51-vjeçari. Emri

Po varroste motrën në vendin e lindjes, ndërron jetë 51-vjeçari. Emri

14:15, 28/02/2020
A+ Aa A-

Dhimbje dyfish për një familje në Librazhd. Një 51-vjeçari ka humbur jetën paraditen e sotme, teksa merrte pjesë në ceremoninë mortore të motrës së tij. Ngjarja ndodhi në Njësinë Administrative Hotolisht në Bashkinë e Librazhdit.

Burimet bënë me dije se burri i pajetë është identifikuar si Avni Duka banues në Durrës. Të njëjtat burime konfirmuan se fshati ku u ai humbi jetën është vendlindja e të ndjerit. Mësohet se Duka kishte mbërritur në fshatin Dardhë ku po zhvillohej ceremonia mortore e të motrës që ishte ndarë nga jeta të enjten.

51-vjeçari e ka përjetuar jashtëzakonisht keq vdekjen e të motrës dhe kjo mendohet se e ka rënduar gjendjen e tij shëndetësore dhe papritur ka rënë përtokë, ndërsa ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i Avni Dukës është transportuar në spitalin e Librazhdit për t’ju bërë autopsia, e cila do të përcaktojë dhe shkakun e vdekjes. Aktualisht ka dyshime se ai ka humbur jetën si pasojë e një atakut kardiak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco