Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kush ishte garancia e Henri Çilit?!/ Ja emri i relatorit në GJL, për apelimin e dënimit të Alikos

Kush ishte garancia e Henri Çilit?!/ Ja emri i relatorit në GJL, për apelimin e dënimit të Alikos

13:36, 28/02/2020
A+ Aa A-

Policia dhe prokuroria, pretendojnë se biznesmeni dhe botuesi Henri Çili, do të ndërhynte në Gjykatën e Lartë për të ndikuar në lirimin apo uljen e dënimit me burgim të përjetshëm të Arbion Alikos.

Për këtë ndërhyrje, thuhet në dosjen e përgatitur ndaj Çilit, ai ka marrë paradhënie edhe para dhe prona të paluajtshme. Por kush është gjyqtari i Gjykatës së Lartë, që do të trajtojë çështjen Aliko?!

Rekursi në Gjykatën e Lartë për dënimin me burgim të përjetshëm të Arbion Alikos është regjistruar më datë 9.10.2019.

Relator i kësaj çështje është zgjedhur, Ardian Dvorani, i vetmi gjyqtar, pasi Gjykata e Lartë nuk është funksionale.

Dvorani aktualisht është kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Të pandehur në këtë çështje janë Arbjon Aliko, vëllai i tij Alban Aliko, Bajram Boci, Elvis Boci, Elson Kasma, Xhulio Malo, Klodian Selimi, Oltian Rroko, Dervish Gaba, Ruhan Hiraj, Iljaz Xhaferaj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Korabi28/02/2020 16:45

Fshati qe duket nuk don kallauz thote populli.Kryetar i gjykates se larte ,relator Ardjan Dvorani kushe tjeter ka dhe garanci Cilit une e Pale Vata jo

Tosi28/02/2020 14:35

Qenkan nga tepelena te gjithe

Shto koment

Denonco