Po punonte në çatinë e kishës, në gjendje të rëndë shqiptari

Po punonte në çatinë e kishës, në gjendje të rëndë shqiptari

11:10, 28/02/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë në punë, ka ndodhur një ditë më parë në Parma, Itali.

Protagonist është një shqiptar 56-vjeçar i cili ka mbetur i plagosur rëndë gjatë punës që po bënte në oborrin e kishës së Sant’Andreas në Busseto.

Ai ishte duke punuar në çatinë e objektit të kultit, kur ka rënë nga një lartësi prej të paktën 2 metrash.

Përplasja me tokën ishte e fortë, shkruajnë mediat italiane dhe në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoambulancat.

Ai ka dëmtime në pjesë të shumta të trupit dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Sipas mjekëve, gjendja e shqiptarit është e rëndë.

Kanë nisur hetimet në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco