Doli në ballkon dhe filloi të qëllojë ndaj policisë, si ndodhi përplasja midis Fatmir Kolecit dhe FNSH-së

Doli në ballkon dhe filloi të qëllojë ndaj policisë, si ndodhi përplasja midis Fatmir Kolecit dhe FNSH-së

21:56, 27/02/2020
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në mbrëmje në fshatin Zejmen të Lezhës, ku në kushtet e rrethimit nga FNSH, Fatmir Koleci i cili dy netë më parë vrau ish-gruan dhe vëllain e saj, ka hapur zjarr edhe ndaj policisë duke lënë të plagosur Komandantin e Njësisë së FNSH-së Shkodër.

Sipas burimeve mediatike, Koleci i cili më pas thuhet se qëlloi ndaj vetes, fillimisht ka hapur zjarr ndaj policisë.

Koleci mësohet se ka dalë në ballkonin e banesës së tij në Zejmen, dhe sapo ka parë forcat e policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre.

Koleci thuhet se ka qëlluar mbi 10-15 herë, duke lënë të plagosur një efektiv policie.

Më tej autori është kthyer në në tualetin e banesës së tij duke qëlluar veten.

Nga kontrolli në vendin e ngjarjes, janë sekuestruar një armë zjarri dhe dy granata.

Mësohet se efektivi i plagosur dhe që është nisur drejt Spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar është  K.H., rreth 30 vjeç.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco