Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Hapi zjarr ndaj policisë, si humbi jetën autori që vrau ish-gruan dhe vëllain

Hapi zjarr ndaj policisë, si humbi jetën autori që vrau ish-gruan dhe vëllain

19:15, 27/02/2020
A+ Aa A-

Janë zbardhur detaje të reja nga ajo që cilësohet vetëvrasja në mbrëmje e Fatmir Kolecit, ish-bashkëshortit që vrau motër e vëlla në oborrin e shtëpisë në Kodër-Rrëshen në Mirditë.

Sipas njoftimit të policisë, Fatmir Koleci është vrarë pasi ka hapur zjarr ndaj policisë në oborrin e shtëpisë së tij në Zejmen të Lezhës.    

‘Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të ngjarjes së mbrëmjes të datës 25 shkurt në Kodër Rrëshen ku mbetën të vrarë me armë zjarri vëlla e motër, forca të shumta të Policisë së Shtetit prej 45 orë kërkimesh dhe kryeje të veprimeve proaktive kanë bërë të mundur që të lokalizonin autorin e ngjarjes i cili në orët e mbasdites është futur nëpërmjet pyllit në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës.

Forcat e FNSH-së të Shkodër kanë krijuar perimetrin e jashtëm të rrethimit të banesës dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej.

Autori i ngjarjes shtetasi Fatmir Kolecaj, nuk i është përgjigur thirrjes së Policisë për tu dorëzuar, por ka hapur zjarr në mënyrë të befasishme mbi forcat e Policisë dhe për pasojë  nga të shtënat është plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën një punonjës i FNSH-së, Shkodër.

Në ndihmë të FNSH-së dhe Policisë lokale kanë shkuar edhe forcat speciale Renea ku kanë krijuar një rrethim të dytë dhe i kanë bërë thirrje autorit të hidhte armën dhe ti dorëzohej Policisë.

Autori Fatmir Kolecaj kur ka parë se s'kishte asnjë mundësi që të largohej nga banesa ka varë veten me armë zjarri.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco