E tradhëtoi italishtja e rrjedhshme, ja për çfarë ishte i kërkuar shqiptari

E tradhëtoi italishtja e rrjedhshme, ja për çfarë ishte i kërkuar shqiptari

18:48, 27/02/2020
A+ Aa A-

Një 30 vjeçar shqiptar, i cili ishte në arrati prej dy vitesh e gjysmë, u arrestua nga policia italiane në Arezzo vonë pasditen e djeshme.

Ishte rreth orës 5.30 pasdite kur një patrullë ndaloi për kontroll një Volksëagen Golf me targa shqiptare që po kalonte në veri për një kontroll.

Të tre personat që ishin në bord paraqitën dokumente të rregullta shqiptare, por agjentët ishin dyshues për shoferin e makinës, duke marrë parasysh qëndrimin e tij dhe italishten e rrjedhshme që la të kuptohej se si ishte, ndryshe nga të tjerët, për një kohë të gjatë në Itali.

Nisur nga shpjegimet jo bindëse për arsyet e udhëtimit të tyre nga Roma në Italinë Veriore, gjurmët e gishtërinjve u ekzaminuan për të gjithë të arrestuarit, duke konstatuar se drejtuesi i makinës ishte në kërkim nga drejtësia italiane që nga tetori i vitit 2017, me një emër tjetër.

Ai do të duhet të vuaj 2 vjet e 2 muaj burg për vjedhje në një shtëpi, vendim i marrë nga Gjykata e Venecias.

Shtetasi shqiptar, i vetëdijshëm për burgimin që duhet të kryente, ka ndryshuar mbiemrin në vendin e origjinës për të qenë “i pastër” në pikat e kontrollit.

Por ndryshimi i mbiemrin në këtë rast nuk i shërbeu; burri është arrestuar dhe është shoqëruar në Arezzo, ku do të duhet të vuajë dënimin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco