Ishte në një lidhje jashtëmartesore, i kishte blerë dhe shtëpi, 63-vjeçari që vrau gruan në Durrës i ‘mbytur’ në borxhe

Ishte në një lidhje jashtëmartesore, i kishte blerë dhe shtëpi, 63-vjeçari që vrau gruan në Durrës i ‘mbytur’ në borxhe

13:27, 27/02/2020
A+ Aa A-

Me sa duket një lidhje jashtëmartesore që vazhdonte prej kohësh dhe problemet ekonomike të ardhura si pasojë, kanë qenë motivet e krimit makabër në Durrës, ku mbeti e vrarë 59-vjeçarja Hajdije Tasuni.

“BalkanËeb” mëson se bashkëshorti i saj, Ruzhdiu, 63 vjeç kishte një lidhje jashtëmartesore me një grua tjetër, të cilës i kishte blerë dhe shtëpi. Për këtë arsye kishte marrë shumë borxhe dhe po përballej me probleme ekonomike. Me sa duket për të shlyer borxhet, ai ka dashur edhe të shesë dyqanin e metrazheve ku punonte me bashkëshorten por kjo e fundit nuk ka pranuar.

Ditën e djeshme çifti është konfliktuar për të disatën herë për të njëjtën çështje dhe 63-vjeçari e ka qëlluar në kokë nënën e tre vajzave me hekurin e qepenit. Sipas rrëfimit të vetë autorit, 59-vjeçarja ka tentuar të largohet por ai e ka tërhequr dhe e ka goditur sërish duke e lënë të vdekur. Tasuni u arrestua pak minuta pas krimit dhe pranoi autorësinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco