'Doja të shisja dyqanin, ajo nuk pranoi'/ Shkaku i sherrit që solli vrasjen e gruas

'Doja të shisja dyqanin, ajo nuk pranoi'/ Shkaku i sherrit që solli vrasjen e gruas

10:35, 27/02/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditen e mërkurës, qytetin e Durrësit. Burri ka qëlluar bashkëshorten me levë brenda një dyqani metrazhesh duke e lënë të vdekur në vend.

Menjëherë pas krimit autori është shoqëruar në polici duke dhënë dëshminë e tij. Prej disa kohësh çifti i bashkëshortëve kishin konflikte të herëpashershme, por ajo që e çoi ngjarjen me pasojë vdekjen e Hajdije Tosunit ka qenë një debat i çastit.

Siç raporton ABC News, autori ka dëshmuar në polici se gjithçka nisi për çështjen e dyqanit.

“Shkak për konfliktin është bere një zënke qe patëm për çështjen e dyqanit. Punët aty s’po ecnin mirë dhe i thashë ta shesim. Aty nisi gjithçka.  Ajo nuk donte. Llaf pas llafi situata u agravua. Në gjaknxehtësi e sipër e qëllova me hekurin që mbyllim qepenin (shufër hekuri me ganxhë), e godita në kokë”, ka thënë Ruzhdi Tosuni përballë oficerëve.

Ajo tentoi të dilte nga dyqani por e tërhoqa brenda dhe e qëllova sërish. Nuk isha në vete në ato momente. E humba toruan fare”, ka qenë dëshmia tronditëse e autorit.

Ngjarja e rëndë që u shënua ditën e djeshme në Durrës, ka tronditur opinionin publik, pasi ky ishte rasti i dytë brenda 24 orëve të krimit në familje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

YLLI27/02/2020 14:24

Meriton ndeshkim max plak, nje plakush pa breke ne byth me dashnore

Shto koment

Denonco