Borë, ARRSH tregon si është gjendja e rrugëve

Borë, ARRSH tregon si është gjendja e rrugëve

10:10, 27/02/2020
A+ Aa A-

ARRSH njoftoi se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në veri dhe juglindje të vendit. Kontraktorët kanë qenë në gatishmëri me punëtorë  dhe mjete. Në të gjitha akset qarkullimi vazhdon normalisht.

Në rrugën e Dardhës po punohet për pastrimin dhe e shpërndarjen e kripës. Kalimi rekomandohet me zinxhirë, ose goma dimërore në km 8-14 përgjatë orëve të para të mëngjesit. Përdoruesit e mjeteve, kërkoi ARRSH, -  të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të zbatojnë rregullat."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco