Po transportonte me motoskaf 8 shqiptarë, si gënjeu trafikanti kur u kap nga policia

Po transportonte me motoskaf 8 shqiptarë, si gënjeu trafikanti kur u kap nga policia

22:07, 26/02/2020
A+ Aa A-

Një 64 vjeçar britanik që u kap duke transportuar me motoskaf 8 emigrantë të paligjshëm shqiptar drejt ishullit është dënuar nga një gjykate me 44 muaj heqje lirie.

Britaniku u kap nga roja bregdetare angleze.  

Gjykata e Kurorës së Portsmuthit e shpalli fajtor babanë e dy fëmijëve, ndërkohë që u zbulua se ai kishte dënim të pashlyer që prej vitit 1971.

Ai gjithashtu duhet që të kryejë dënimin prej 902 ditësh.

Charles Lynch po drejtonte një motoskaf 14 metra të gjatë, ku ndodheshin dy fëmijë, dy gra dhe pesë burra, të gjithë nga Shqipëria.

Ata ishin veshur mirë, në përpjekje për të gënjyer policinë se ndodheshin aty në një udhëtim biznesi.  64 vjeçari u tha agjentëve se ishte gjerman, por shpejt u zbulua se ai mbante dokumente të falsifikuar.

Madje nga hetimet e mëtejshme rezultoi se ai ishte arratisur nga burgu më 1992, ku vuante në dënim për mashtrim dhe vjedhje.

Madje, ndaj tij kishte pasur akuza për pedofili. Ndërkohë shqiptarët janë marrë në dorëzim nga autoritetet dhe ndaj tyre ka nisur procedura e depërtimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco